Dosja “Tahiri”, Gjykata e Lartë refuzon lirimin e Çelës, Tahiri ende pa rekurs

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Pasi çështja ndaj tij dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kthye për rigjykim në Shkallën e Parë, Gjykata e Lartë ka shuar dëshirën e Çelës për të zbutur masën e sigurisë “arrest në burg”.