Dosjet 339 dhe 184, Hyseni: Rasti u inskenua dhe iu dha ngjyrim politik

Deputeti socialist Alket Hyseni komentoi në “Absolut 4” çështjen e dosjeve 339 dhe 184. Sipas Hysenit mazhoranca ka bërë thirrje për hetim të thellë por shqyrtimi i dosjeve nuk u nis nga drejtësia e re. Hyseni thekson se mazhoranca tjetër inskenoi rastin dhe i dha ngjyrim politik, teksa nënvizon se PS distancohet nga personat e lidhur me krimin dhe se këtë standard do të mbajë deri në fund.