Dosjet e OFL, SPAK vlerëson 15 rastet e para, ka afat 15 ditë për të vendosur – A2

Dosjet e OFL, SPAK vlerëson 15 rastet e para, ka afat 15 ditë për të vendosur

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 13 dosje të personave me të shkuar kriminale. Zyrtarisht drejtues të SPAK thanë për A2 se ata janë në fazën e verifikimit të materialit dorëzuar nga Operacioni Forca e Ligjit.
Prokurorët thanë se kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.
Nuk përjashtohet edhe mundësia për ta rikthyer materialin sërish pranë policisë. Ndërkohë pranë gjykatës speciale nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për sekuestro.
Gjyqtarët thanë se sipas Aktit Normativ për rastet e referimeve nga OFL për sekuestro pasurie ata kanë gjithashtu 15 ditë kohë për të vendosur nëse do bëhet sekuestrimi.
Vetëm rastet e masave parandaluese personale si kufizime të lëvizjeve janë 48 orë, por nga ata raste nuk janë sjell kërkesa.
Kryetari i Gjykatës Speciale, Sandër Simoni, thotë se janë hapur regjistrat sipas natyrës së kërkesave, ato shkresore dhe elektronike, regjistrat e kërkesave të masave parandaluese personale, atyre të sekuestrimit në kushte emergjence, të sekuestrimit normal dhe regjistri i kërkesave për konfiskim.