Dosjet e politikanëve peng dhe krimet mafioze pa autor, prioritetet për 2019

Pak ditë më parë, Etilda Gjonaj, si ministre e Drejtësisë i dorëzoi Kryeprokurores Arta Marku listën e prioriteteve në fushën e drejtësisë, në emër të Qeverisë. Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019. Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioriteti kryesor. Sot në hetim nga organi i akuzës janë disa zyrtarë dhe politikanë, të kapur në kundërshtim me ligjin dhe si të dyshuar për korrupsion. Por ende asnjë prej tyre, dosjet e të cilëve njihen me shifra, mbahen ende peng i hetimit.