Doza e tretë e vaksinës anti-Covid, nis aplikimi për moshat mbi 60 vjeç

Publikuar më: 1/11/2021, ora 10:19

Nga sot nis aplikimi i dozës së tretë anti-Covid. Vaksina përforcuese do të aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Eksperti i Komitetit Teknik, Skënder Brataj, u bën thirrje qytetarëve për të kryer dozën përforcuese, si e vetmja mbrojtje ndaj formave të rënda të Covid-19 dhe humbjeve të jetës. Krahas të moshuarve, Brataj tha se dozën e tretë duhet ta marrin edhe personat mbi 60 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, ata me disa lloj sëmundjesh që godasin imunitetin, punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe edukatorët.