Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Doza e tretë, Rakacolli: Ka pasur interesim të lartë. Alimehmeti: Pritet të ketë një efektivitet të rritur ndaj infektimeve

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 20:18 | Aktualitet
Doza e tretë, Rakacolli: Ka pasur interesim të lartë. Alimehmeti:

Nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës edhe në Shqipëri për moshën mbi 60 vjeç dhe personat e rriskuar. Për këtë u diskutua këtë të mërkurë në Debat në A2 CNN me Alba Alishanin.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, u shpreh se ka pasur një interesim të madh për dozën e tretë nga qytetarët.

Ndërkohë, epidemiologu Ilir Alimehmeti theksoi se nga doza e tretë pritet të ketë një efektivitet të rritur.

https://a2news.com/2021/10/27/doza-e-trete-e-vaksines-epidemiologu-ka-njerez-qe-kane-imunitet-te-mjaftueshem-mjeku-i-familjes-mund-ta-rekomandoje-me-mire/

“Doza e tretë pritet të ketë një efektivitet të rritur edhe ndaj infektimeve. Edhe me dy doza ndaj shtrimeve në spital dhe humbjeve të jetës efektiviteti ishte shumë i lartë. Ajo që na shqetëson më shumë nga vaksinat ishte që me variantin Delta ra efektiviteti i infektimit, por fatmirësisht u mbajt efektiviteti i formave të rënda dhe humbjes së jetës.

Izraeli, shenjat e para i ka pozitive. Nga SHBA, të dhënat janë mikse pasi vaksina është në faza të ndryshme. Megjithatë, nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë nga doza e tretë në këto shtete. Një informacion i duhur mund të vijë nga Turqia”, u shpreh epidemiologu.

https://a2news.com/2021/10/27/vaksinimi-i-femijeve-arban-domi-te-vaksinohen-personat-mbi-16-vjec-qe-kane-semundje-te-tjera/
https://a2news.com/2021/10/27/kombinim-vaksinash-per-dozen-e-trete-alimehmeti-pergjigja-imunitare-shtohet-rakacolli-nuk-do-te-kete/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani