Drama e familjes Tushe, kryefamiljari i vetëm me 3 anëtarë para dhe tetraplegjikë

Kjo është familja e Kujtim Tushës me tre invalidë tetra e paraplegjik. Kujtimi është i vetmi që kujdeset për tre anëtarët e familjes së tij, bashkëshorten dhe dy djemtë.

Në kushte të mjerueshme ekonomike e i zhytur në skamje, ai ka ardhur nga fshati Simon, vetëm për një qëllim, për të pasur shërbimet shëndetësore më afër. Por edhe në Kukës, nuk po arrin dot të përballojë dot jetesën dhe mjekimin e familjarëve të tij.