Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Drejt Gjermanisë, më shumë se papunësia, është humbja e shpresës ajo që i largon shqiptarët

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 14:14 | Aktualitet
Drejt Gjermanisë, më shumë se papunësia, është

Shumë të rinj e të reja shqiptare largohen nga vendi çdo ditë. Më shumë sesa mungesa e punës, është mungesa e shpresës që i shtyn ata drejt emigrimit, fenomen i cili po i kushton shtrenjtë vendit.

“Një i ri në moshën time ikën nga Shqipëria për arsyen se nuk ka vende pune, një; nuk ka të ardhme, nuk ka asnjë gjë për të qëndruar shqiptari në Shqipëri”, kështu shprehet Arditi 26 vjeçar për kameran e A2 CNN ndërsa u pyet përse kishte zgjedhur të largohej nga vendi.

Por Arditi nuk po ikën vetëm. Atë e shoqëron, e fejuara e ashtu çift ata shpresojnë të vijojnë jetën në Gjermani.

Ervini nga Pogradeci është një tjetër i ri që largohet drejt Gjermanisë, “për të provuar” fatin siç thotë vetë ai. Ashtu si Arditi, edhe ai shoqërohet nga e fejuara.

Lulzim Sali, 26 vjeç prej gati tre vitesh është larguar drejt Gjermanisë. Ai nuk është kthyer për të qëndruar, por tashmë mund të marrë edhe familjen e tij me vete.

A2 CNN Livestream

Dita jonë