“Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, vetingu pakëson gjyqtarët, mbi 48 mijë dosje presin gjykimin

Teksa Shqipëria po mbyll edhe një vit tjetër pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, gjykatat e shkallëve më të ulëta po rrezikohen nga ngërçi.

Largimet nga procesi i vetingut kanë ulur ndjeshëm numrin e gjyqtarëve të parashikuar në organikat përkatëse, situatë që çon në vonesë të shqyrtimit të dosjeve. Pas bllokimit të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, rreziku më i madh i bllokimit kanos Apelin e Tiranës, ku ushtrojnë detyrën 13 gjyqtarë, nga 31 që duhet të ishin.