Drejtësia, pikëpyetjet e një reforme pa mbarim

Muaji qershor është afati i premtuar nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi për nisjen e punës s Prokurorisë Speciale. Ditën e sotme u plotësua edhe numri i 15 kandidaturave të nevojshme për të qenë pjese e Prokurorisë Speciale, edhe pse afatet e aplikimit janë shtyrë për të evituar çdo të papritur.
Në anën tjetër, seanca gjyqësore e një prej dosjeve me te nxehta, ajo për Saimir Tahirin është shtyre sërish. Tahiri foli për zvarritjen pa sens të hetimeve, pasi prokuroret “kane frikë dhe nuk dinë si ta mbyllin” gjyqin.
Në studion e A2 për të folur për këto çështje ishin deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe ai i Partisë Socialiste, Adnor Shameti.
Për çështjen Tahiir, Salianji mendon se kemi të bëjmë me një ”dorëzim të kontrolluar” të Tahirit pas presionit ndërkombëtar, por që sot “presioni politik dhe kapja e organeve të Vettingut sot do të shërbejë për mbrojtjen politike të tij”, duke parafrazuar një libër të famshëm kur cilëson çështjen si një “gjyq me një kronikë të paralajmëruar”.
Po për Adnor Shametin, çështja nuk shtrohet në atë mënyrë. Edhe pse ai nuk mendon që ka diçka të çuditshme që ish ministri i Brendshëm “të ankohet për shtyrjet e ripërsëritura”, prapë thekson se “grupi parlamentar i PS dhe qeveria nuk do të bëhen kurrë pengese për të hetuar njerëz të akuzuar për vepra penale”.
Për çështjen e shtyrjeve, Shameti madje kujtoi rastin e liderit demokrat Lulzim Basha për çështjen Durrës Kukës. Ne atë rast, shtyrjet e afateve u bllokuan nga Gjykata e Lartë. Fajin e rrëzimit të shtyrjes së afatit sipas Shametit e ka opozita, që për 6 muaj ka “braktisur parlamentin dhe ka refuzuar të shkruajë qoftë edhe një kërkesë për shtyrje.
Salianji deklaron që në të vërtetë Rama nuk po mbron Tahirin “por veten e tij”, dhe që debati mbi institucione si SPAK, KLP, KLGJ dhe KED është i kotë, nga momenti që këto institucione nuk i përgjigjen pyetjes a thjeshtëzohet politika për qytetarin. Ai nënvizon sesi në 6 vite “asnjë politikan i PS është dënuar”, dhe SPAKU po rezulton një “instrument politik” i kryeministrit, që tre vite nga fillimet e reformës akoma nuk ka dhënë rezultate domethënëse.
Madje bën një shembull konkret. Vettingu për policinë sipas tij “ka ngecur”, janë mbajtur elementë brenda policisë që nuk mund të kualifikoheshin ose “mbajnë lidhje me grupet kriminale”.
Për Shametin, zvarritja ka ndodhur vetëm për shkak të anatemimit nga ana e opozitës të çdo pike të reformës. Por opinioni publik duhet “të këtë durim” dhe të jetë i qartë që me fillimin e organeve të ngritura të gjyqësorit, “asnjëri nuk do t’i shmanget drejtësisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2