Drejtuesi i kamionit humbet kontrollin, merr para mbi 10 makina

Ishte një pasdite e qetë në një nga autostradat e Kalifornisë por brenda pak sekondave, situata mori një kthesë të papritur. Krejt rastësisht, kamera e vendosur në një makinë Tesla ka regjistruar një aksident të frikshëm. Shihni me vëmendje kamionin në ngjyrë portokalli. Makina Tesla, ku është vendosur kamera, ndërron korsi dhe ngadalëson shpejtësi për shkak të trafikut para saj dhe ky është momenti i përplasjes së parë.