“Drita jeshile” për negociatat, Krasniqi: Shqipëria s’ka ndryshuar nga tetori, BE-ja po – A2

“Drita jeshile” për negociatat, Krasniqi: Shqipëria s’ka ndryshuar nga tetori, BE-ja po

“Drita jeshile për negociatat është një lajm i mirë sepse ka një ndryshim gjeostrategjik. Në tetor pati një zhgënjim masiv. Nga ajo kohë deri tani, në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë, por ka ndryshuar Bashkimi Evropian”.

Kështu u shpreh analisti i A2, Afrim Krasniqi, i ftuar në Ditarin e orës 09:00. Ai theksoi se tashmë nuk ka më alibi në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por vetëm plotësim të detyrave të shtëpisë. “Është detyrë e qeverisë për të krijuar një agjendë konkrete”, tha Krasniqi.