Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dritan Shano: Qeveria transitore pa Ramën është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 12:21 | Politikë
Dritan Shano: Qeveria transitore pa Ramën është zgjidhje,

 “Mundësia që kriza të zgjidhet në tavolinën e Presidencës? Mendoj dhe shpresoj që jo”. Ky është gjykimi i analistit Dritan Shano, i ftuar në studiot e A2 CNN.

Shano shtjellon arsyetimin e tij duke shpjeguar se ai i përket “atij grupimi qytetarësh që mendon se modelet e suksesit të këtij 30 vjeçari nuk kanë çfarë t’i japin më Shqipërisë. Ka ditën, kaq bënë, por Shqipëria e sotme nuk na pëlqen, duhet kontratë tjetër për të shkuar në Evropë”.

Analisti pranë pozicioneve të Partisë Demokratike mendon se propozimi i PD-së për një qeveri transitore pa Edi Ramën mund të jetë zgjidhja më e besueshme, dhe mandati i saj duhet të jetë i gjatë sepse “ Shqipëria ka nevojë për qetësi, që të ftohet temperatura politike”.   

Qëndrimi i ekzekutivit për të po shkon në drejtim të kundërt, ku Rama dhe pjesë e PS-së po zeron komplet anën morale të debatit politik, duke “mohuar zullumet me Avylajt, që tashmë po dalin me zë, figurë dhe me fotografi”.  

Sipas tij, qëndrimi i PD-së është i qartë, ku “ kërkohet paqësimi i shqiptarëve dhe jo pushteti”, edhe pse kjo nuk mund të ndodhë me Ramën sepse “krijuesit e problemit nuk mund të jenë dhe zgjidhja”.

Analisti mendon se mundësia për të shkarkuar Presidentin “është zero, sepse mungojnë institucionet që mund ta bëjnë”, ndërsa hipoteza tjetër e bujshme, ajo e shpërndarjes  së Parlamentit, “është një mundësi, edhe pse do të jete një precedent mbi precedent”.

Mundësi të cilës ai nuk i jep shumë shanse, sepse mendon se “Meta mezi po pret t’ i rikthehet politikës aktive, dhe kjo nuk mund të ndodhë po shpërndau Parlamentin”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë