Dritë në fund të tunelit për disa shtete në Evropë

Nga Milano në Palermo, qytetet italiane hedhin hapin e madh drejt rikthimit në normalitet. Faza e dytë e rihapjes së ekonomisë dhe jetës sociale nisi të hënën, kur rreth 4.4 milionë italianë u rikthyen në punë.