Dritësim, rrugëtim drejt të pathënave – Thirrjet për shpëtim nga Siria – 29/01/2021

Një vit pasi A2 takoi banorët shqiptarë të Al-Hawl, shteti shqiptar arriti të rikthejë vetëm 5 prej tyre. Fatlumët e parë ishin 4 anëtarë të familjes Rasha dhe 8-vjeçari Endri Dumani, që u ribashkua me nënën e tij. Riatdhesimi i tyre u përcoll me bujë nga qeveria, por ndonëse të parët duhet të ktheheshin fëmijët jetimë, kampin e la vetëm një prej tyre. 9 të tjerë vijojnë të jetojnë në ferrin tokësor, Al-Hawl.

Ndiqni episodin e dytë të “Dritësim, rrugëtim drejt të pathënave”, nga Julian Kasapi dhe Armand Bajrami.