Droga me postë nga “çunat e Londrës”, test për të provuar suksesin e metodës së trafikimit?

Publikuar më: 19/8/2022, ora 11:16

Një sasi prej 336 gramë kanabis u trafikua nga Anglia në Shqipëri përmes pakove postare. Mënyra e pazakontë e trafikimit të drogës u godit të enjten nga operacioni policor i koduar “Green mail 2”, “Postajeshile 2”, gjatë së cilit u sekuestrua droga dhe u prangosën dy 18-vjeçarët Mariglen Vata dhe David Shehu, si pritësit e saj në Shqipëri. Prokuroria do të vijojë hetimin për të verifikuar nëse ka pasur episode të tjera të ngjashme dhe të identifikojë personat e përfshirë, apo rasti ishte vetëm një test për të provuar suksesin e një metode të tillë për trafikun e drogës.