Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dronët turq në Shqipëri alarmojnë grekët

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 09:55 | Aktualitet
Dronët turq në Shqipëri alarmojnë grekët

Mediat greke kanë ngritur alarmin se Turqia po e rrethon Greqinë, duke përdorur Shqipërinë, ku do të sjellë një numër të madh dronësh luftarakë “Bayraktar TB2”. Kompania e prodhimit të këtyre dronëve ka publikuar foto gjatë vizitës atje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Ardi Veliu, ndërsa pala shqiptare nuk e bërë të ditur këtë vizitë. 

Videoja e publikuar nga “haber7.com”, tregon se ata që po shohin në monitor se si funksionon droni luftarak turk Bayraktar TB2 janë ministri ynë i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Ardi Veliu. Ata vizituan kompaninë Baykar, që i prodhon këto mjete luftarake. Vetë kompania dhe drejtori Haluk Bayraktar, kanë publikuar në Twitter momentet e vizitës, ndërsa pala shqiptare nuk ka bërë asgjë publike.

Por, ky moment nuk ka kaluar qetësisht nga grekët, pasi mediat atje kanë nisur komentet e para, ku përmbledhtazi thuhet se “Shqipëria, me bekimet e Turqisë, është e interesuar të blejë dronët “Bayraktar”, ndërsa Ankaraja kërkon të krijojë një derë të prapme në Perëndim të Greqisë”.

Kjo shihet si një tjetër dhimbje koke për administratën greke, pasi turqit po e rrethojnë nga një pikë që Athina nuk e "llogariti".

Gjatë vizitës në Turqi, vetë kryeministri Edi Rama pohoi blerjen e dronëve superinteligjentë për kontrollin e territorit, por nuk përmendi ndonjë vizitë në fabrikën e dronëve luftarakë. Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak, pa pilot, i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca ose autonome. Avioni monitorohet dhe kontrollohet nga një ekuipazh në Stacionin e Kontrollit Tokësor, i përdorur në disa konflikte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë