Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Duhej të niste më 15 qershor, transporti publik ende një problem i pazgjidhur

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 10:12 | Aktualitet

Situata me transportin publik në Shqipëri vijon të jetë në ndalesë të plotë. Një tjetër protestë u organizua dje para Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës nga punonjësit e sektorit të transportit publik, të cilët me mbylljen pa mbarim, e gjejnë veten në një situatë dramatike ekonomike. Çfarë kërkojnë punëtorët e sektorit dhe si mundet që ky shërbim jetik t’u rikthehet qytetarëve? Eneo Sulejmanaj nga shoqata e Transportit Qytetas, ishte i ftuar në Dita Jonë, nga ku foli mbi këto probleme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë