Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Duka, sulm frontal qeverisë: Jo më bojkot, me gjithë drejtimin më të turpshëm në 30 vjet

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 16:51 | Futboll
Duka, sulm frontal qeverisë: Jo më bojkot, me gjithë drejtimin

Me mbylljen e vitit 2020, përfundon edhe afati i premtuar nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, për të miratuar një ligj të përshtatshëm të sporteve. Aty, fokusi kryesor do të ishte te pjesa e sponsorizimeve, që shihet si mënyra e vetme për të formalizuar sportin dhe për ta ndihmuar të zhvillohet.

Në kohën kur nuk ka asnjë sinjal për plotësimin e kërkesave, edhe pas mbylljes së bojkotit, Presidenti i Federatës sulmoi Ministrinë e Sportit: “Vazhdoj të besoj përsëri te premtimi i kryeministrit Edi Rama për ndryshim ligjor brenda vitit. Nëse nuk realizohet, ne nuk do të bojkotojmë, por do të bëjmë zgjidhjet e zgjedhjet tona. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS-së të qeverisë paraardhëse. Me dy gërma më pak e kilometra indiferentizmi sportiv më shumë”.

Futbolli në Shqipëri u ndal për afro tre muaj. Bojkoti për plotësimin e kërkesave nisi më 5 gusht, ndërsa nisja e kampionatit, e përcaktuar më 12 shtator, u shty. Federata dhe Liga Profesioniste vendosën të ktheheshin në fushë më 29 tetor, thjesht me premtimin e kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave financiare, që edhe në këto momente nuk janë marrë parasysh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë