Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dule: Opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe të unifikohet, përndryshe shkon në disfatë të re

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 19:48 | Politikë
Dule: Opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe të unifikohet,

Opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe të unifikohet për të pasur sukses në zgjedhjet e ardhshme në të kundërt do të shkojë drejt një disfate të re. Këtij mendimi i qëndron kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në studion e “Ditari” në A2 CNN, sipas të cilit kjo është edhe sfida më e madhe e opozitës, ndërsa sugjeron edhe zgjidhjet.

“Opozita shpresë e së nesërmes, por dhe kjo nuk ekziston. Kjo është sfida duhet ristrukturuar unifikuar, të japë zgjidhje dhe shpresë. Ekzistojnë premisa, por varet nga vullneti. Kanë filluar lëvizjet në të gjitha drejtimet, ka disa elementë që duhen trajtuar dhe duhet të çojnë në disa rrugëdalje. Së pari si do të pozicionohet të gjitha fragmentet e opozitës ndaj mazhorancës ndaj zgjedhjeve të ardhshme. Me kë? Si do të jetë kandidati që duhet të qëndrojë cilësisht ndaj atyre të mazhorancës?  Sa do të arrijë kjo opozitë që në këtë situatë të ngarkuar politike, zhgënjyese për të gjithë të bindë se opozita pavarësisht se ka të njëjta figura e probleme prej shumë vitesh dhe do të sjellë diçka të re, të ndryshme dhe shpresë? .

Por për Dulen unifikimi varet nga vullneti i forcës më të madhe opozitare.

“Në kushtet që jeta jonë politike është në degradim ekstrem çfarë do të ofrojë opozita kemi një pushtet vendor monist që telekomandohet. Jemi në kushtet e një stuhie perfekte. Ne që kemi humbur shansin historik kemi përgjegjësinë ta çojmë opozitën në fitore që do të sjellë shpresë. Ajo që ne kërkojmë është unifikimi dhe pa rolin e forcës më të madhe të koalicionit ky nuk arrihet. Do të shkojmë drejt një disfate të re nëse nuk arrihet kjo që do të privojë qytetarin nga shpresa, një fitore e Ramës do ta fusë vendin në spirale tjetër. Opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe në momente të tilla gjykohet politikan i që thirret në një moment të japë zgjidhje nga ai i rëndomtë që shkon pas situatave thjesht për mbijetesë”.

Për shkak të dobësisë  së opozitës propaganda qeveritare i ka trajtuar krizat më të mëdha si normalitet.

“Propaganda qeveritare ka arritur suksese që të gjitha këto kriza për shkak të dobësisë  së opozitës i ka kaluar si normalitet si krizën e rritjen e çmimeve largimin masiv të qytetarëve nga vendi. I ka trajtuar krizat si normalitet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani