Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dumani në krye të SPAK, Bogdani: Yuri Kim fitoi betejën, por tashmë ky institucion ka një problem të madh

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 20:27 | Politikë
Dumani në krye të SPAK, Bogdani: Yuri Kim fitoi betejën, por

Altin Dumani nisi sot zyrtarisht drejtimin e SPAK, 3 ditë pasi u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë prezantimit të tij, ai renditi disa prioritete në drejtimin e institucionit antikorrupsion, ndërsa premtoi se puna e SPAK do të kalojë në një tjetër nivel.

Për zgjedhjen e Dumanit dhe sfidat që e presin në 3 vitet e ardhshme, u diskutua në Debat nga Alba Alishani.

Gazetarja Aleksandra Bogdani u shpreh se beteja u fitua nga ambasadorja Yuri Kim, por tashmë Dumani merr përsipër një prokurori që është e diskutueshme.

“Në fund të këtij konflikti të madh, ambasadorja e fitoi betejën që zgjaste prej javësh pas dyerve të mbyllura. Megjithatë, kjo ka një kosto, pasi tashmë prokurorët e SPAK tashmë etiketohen mes atyre që janë të preferuarit e ambasadës apo të kryeministrisë. Kjo është një problem për këtë institucion.

Unë besoj se KLP doli e diskredituar nga kjo betejë pasi u provua që mund të shantazhohej ose mund të korruptohej përmes favoreve, të paktën ashtu siç deklaroi ambasadorja amerikane. Sigurisht që beteja u fitua, por me kosto. Tashmë Dumani merr përsipër një prokurori që është e diskutueshme pas kësaj gare të diskutueshme”, u shpreh Bogdani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë