Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Durrës, 27 të proceduar, zbulohet grupi kriminal i tjetërsimit të tokave

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 10:07 | Kronikë
Durrës, 27 të proceduar, zbulohet grupi kriminal i tjetërsimit

Dhjetëra përgjime ambientale telefonike, filmime dhe ndjekje kanë zbuluar dhe goditur një grup të strukturuar kriminal me objekt të veprimtarisë tjetërsimin e tokave në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Anëtarë të këtij grupi janë ish drejtues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës, ish jurist, ish kryetarë komunash, mes të cilëve, Ardjan Ilajzi, Edlira Nova, Ardian Kona, të tre ish drejtues të ZVRPP Durres dhe Ibrahim Sulejmani, ish kryetar i komunës së Ishmit.

Aktivitetin kriminal të grupit si dhe mënyrën e tjetërsimit të pronësisë së tokave e ka prezantuar për mediat vetë drejtori i Policisë së Durrësit.

“Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej  68 000 m2, nga tokë shtetërore pa fryt në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të  ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të  Zyrës së  Regjistrimit të  Pasurisë së Paluajtshme  Durrës, të  cilët  duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha  kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, u shpreh Lorenc Shehu.

Ndaj të gjithë personave të proceduar, përveç hetimeve për aktivitetin kriminal ka nisur edhe hetimi pasuror, për pronat dhe llogaritë bankare që mund të disponojnë ata ose të afërm apo miq të tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë