Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Durrës, një person i vdekur pranë portit, policia: Aksident, është tërhequr zvarrë nga furgoni

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 20:44 | Kronikë

Policia e Shtetit ka shpërndarë një version zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur sonte në afërsi të portit të Durrësit, ku u gjet kufoma e një personi të vdekur.

Sipas Policisë, drejtuesi i një autobusi tip Skania është përplasur në Shkozet me një motor të drejtuar nga shtetasi R. B, 25 vjeç,  banues në Durrës.  

Video ekskluzive e A2 mbi ngjarjen në Durrës

Nga vëzhgimi i kamerave dhe nga hetimet  paraprake, forcat e rendit thonë se viktima  është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja, deri në afërsi të portit.

Në një video të siguruar nga A2, shihet një furgon që tërheq kufomën e viktimës, madje  sipas disa dëshmive personi ishte hedhur nga ky mjet në lëvizje. Mbeten ende për t’u sqaruar nga Policia detajet e kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë