Durrës, spitali rajonal fillon trajtimin e të infektuarve Masat kundër COVID-19

Spitali rajonal i Durrësit ka nisur tashmë funksionimin si spital “covid”. Në repartin e posaçëm janë 60 shtretër, përfshirë edhe repartin e reanimacionit, që do të jenë në funksion të pacientëve që do të kenë nevojë për hospitalizim.
Sipas Drejtoreshës së këtij institucioni, Nadire Jani, është krijuar e gjithë infrastruktura e nevojshme për trajtimin e të infektuarve.
Drejtuesja e spitalit rajonal i ka bërë apel familjarëve të të sëmurëve që të mos sjellin ushqime për të afërmit e tyre gjatë kohës që do jenë të shtruar në spital, pasi janë marrë masat që trajtimi me ushqimin e nevojshëm do të bëhet nga Spitali.
Aktualisht qarku i Durrësit, numëron rreth 1800 persona të infektuar aktiv me covid-19. Ashtu si në Durrës, në varësi të situatës së infektimeve, pritet që në të ardhmen të hapen pavijonet e covid thuajse në të gjitha spitalet rajonale të vendit.