Durrës, vritet 45 vjeçari në zonën e Ish Kënetës

Natë e përgjakur në Durrës, ku 37 vjeçari Ndue Zefi akuzohet se ka vrarë shtetasin Martin Ndreca 45 vjeç, për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të ditës së sotme, në lagjen e njohur si Ish Këneta.
Sipas informacioneve të A2CNN, dy personat janë konfliktuar në një lokal të qytetit, ndoshta pas një fyerje.
Më pas Zefi ka kryer një pritë Ndrecës, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet, ku ndodhej edhe e bija e saj e mitur.
Pasi ka kryer krimin me një armë zjarri, Zefi është larguar nga skena e krimit dhe po kërkohet intensivisht nga forcat e rendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2