Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Durrësi pas tragjedisë, nga dorëheqja e kryetares tek rrafshimi i ndërtesave

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 23:18 | Aktualitet

Nën hijen e rrënojave, mëngjesin e kësaj të diele, qytetit të Durrësit iu largua një tjetër banor. Këtë herë jo nga banesa por nga posti drejtues. Valbona Sako, dha dorëheqjen si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar, pas presionit për situatën e krijuar por edhe prej reagimeve të shumta prej një deklarate të saj që nuk u përcoll mirë nga qytetarët. Arsyet e largimit të Sakos nga detyra u shmangën ndërkohë nga kryeministri Rama, i cili u gjend pranë ndërtesave që nisën shembjen në bregdetin e Durrësit. Hotel Vila Verde, Hotel Lubjana dhe disa pallate të cilat morën goditje fatale më 26 nëntor janë drejt rrafshimit. Fatin e këtyre ndërtesave do ta kenë edhe të gjithë të tjerët që janë shpallur të pabanueshëm. Mesdita e të dielës solli edhe mbledhjen e këshillit bashkiak të Durrësit në të cilin, kompetencat e Valbona Sakos i kaluan nënkryetarit Zhulien Varfaj. Pas 12 vitesh si nënkryetar, Varfaj u emërua kryetar i komanduar i bashkisë së Durrësit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu