Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma serialë, nëse ndiqem penalisht nuk e ushtroj funksionin në KED

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 13:30 | Aktualitet
Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma serialë,

Kreu i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deklaroi pas dëshmisë së dhënë në Prokurori pas kallëzimit të Presidentit Meta se kishte dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Ai thumboi Presidentin për denoncimet publike, duke thënë se hetimi nuk duhet të zhvillohet në TV dhe media.

“Institucionet, funksionarët publikë nuk është e mirë që t’i shtrojnë çështjet ligjore me produkte artistike, filma serialë, por t’i shtrojnë në rrugë ligjore, institucionale”, tha Dvorani.

https://a2news.com/2019/12/10/meta-poston-spotin-e-pare-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese/

Ai pranoi se nëse do të merret në ndjekje penale, atëherë nuk do të mund të ushtrojë detyrën në krye të KED, i zgjedhur automatikisht në atë pozicion si i vetmi anëtar në detyrë nga Gjykata e Lartë.  “Nëse kjo ndodh, lgiji është i qartë, nëse anëtari është në ndjekje penale pengohet të ushtrohet funksioni. Por këtë do të çmojë përbërja e këshillit”, tha Dvorani.

Ai shtoi se nuk kishte paraqitur asnjë provë dhe nuk kishte ndër mend të dorëzonte edhe ai një kallëzim penal ndaj Presidentit. “Kam dhënë shpjegime sepose kam thënë që nuk është nevoja për të paraqitur prova në këtë moment. Më pas janë prokruroët që do të vendosin për të marrë provat që do të cilësojnë si të duhura”, tha ai. “Nuk jemi në garë, nëse do të ketë një fakt penal, atëherë do të bëj kallëzim”, shtoi Dvorani.

Presidenti Meta e ka paditur Dvoranin për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave” në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli