Dy akt-ekspertiza të ndryshme, shembja e pallatit në Durrës, banorët protestojnë

Ky pallat 6-katësh në lagjen nr. 7 në Durrës do të jetë e para godinë banimi që do të shembet brenda në qytet.

Për të janë dhënë 2 akt-ekspertiza me konkluzione të ndryshme. I pari e shpallte të riparueshëm, madje disa prej banorëve të katit të parë dhe dytë kanë marrë paratë për restaurim. Ndërsa i dyti, i pak ditëve më parë, sugjeronte shembjen e tij.