Dy aleanca për mbrojtjen e teatrit, një palë kërkon drejtësi, tjetra ndryshim të sistemit politik

Në korrik të vitit 2019, ekzistonte një aleancë e vetme për mbrojtjen e Teatrit. Ishte aleanca e madhe ajo që nënshkroi me Lulzim Bashën një kontratë. Sot për mbrojtjen e këtij teatri kemi dy pjesë të aleancës, atë të vëllezërve Budina që po kujdesen tanimë për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe siç ishte dhe aleancën tjetër që kërkon ndryshime që në sistemin politik.