Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dy mandate qeverisëse, Rama: Llogaritë e shtetit ishin si tërmet, bëmë karabina

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 15:18 | Ekonomi
Dy mandate qeverisëse, Rama: Llogaritë e shtetit ishin si tërmet,

Kryeministri zgjodhi të bënte një analogji mes tërmetit dhe menaxhimit të llogarive të shtetit, për të evidentuar punën e bërë nga qeveria këto 8 vitet e fundit dhe atë ç’ka mbetur për t’u bërë.

“Situata pas tërmetit, ishte edhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal. Jemi në një kantier ku është qartësisht e dukshme ajo që është ndërtuar dhe ajo që mbetet për t'u ndërtuar. Dhe është qartësisht e dukshme, kush mund ta ndërtojë”, deklaroi Rama.

Kryefinancierja Denaj e vazhdoi analogjinë, për të thënë që puna e bërë deri më sot me luftën ndaj informalitetit ka qenë ndërtimi i karabinasë, dhe se përmes nismave si fiskalizimi do të realizohet një ndërtesë funksionale.

https://a2news.com/2021/01/19/kritikat-ndaj-be-se-per-vaksinat-rama-nuk-i-servilosem-kujtdo-qe-flet-gjuhe-te-huaj-turp-per-ata-qe-mbrojne-be-ne-nga-une/

Për biznesin, kryeministri deklaroi se nuk ka më ulje taksash, por premtoi t’i heqë barrën e inspektorëve të tatimeve. Ndërsa për premtimin e vjetër për 300 mijë vende pune, përballë llogarive Rama nuk dha një afat se kur mund ta realizojë.

Nga nisma e fiskalizimit, në planin afatmesëm fiskal, qeveria synon që të mbledhë 1 miliard euro në vit. Ndërsa për tregun e punës, plani parashikon vetëm rreth 40 mijë vende të reja në 4 vitet e ardhshme.

https://a2news.com/2021/01/19/rama-tregon-pse-nuk-behet-publike-kontrata-me-pfizer-per-vaksinen/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani