Dy mësuese të përfshira në një konflikt pranë shkollës “Çajupi”, qëllohet me armë në ajër, fatmirësisht pa të lënduar

Një konflikt me sende të forta ka çuar në plagosjen e disa personave pranë shkollës së mesme “Çajupi”. Katër persona janë përfshirë në një sherr, në një lokal buzë rrugës. Në ambientet e lokalit kanë qenë edhe bashkëshortet e personave të përfshirë, të cilat fillimisht kanë debatuar me fjalë, e më pas sherri ka përfunduar në përdorimin e karrigeve dhe sendeve të forta.