Dy vjet nga tërmeti, Ahmetaj: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e banesave për të dëmtuarit

Dy vjet pas tërmetit tragjik i 25 nëntorit qytetarët do të mund të hyjnë në banesat e tyre. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe u publikua nga zv. Kryeministri dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj. Ai njoftoi se shpërndarja do të bëhet sipas listës prioritare për disa kategori, ndërsa për qytetarët e tjerë, procesi do të jetë nëpërmjet shortit publik transparent.