Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dyfishohen infektimet me Covid-19, ekspertët: Në vjeshtë mund të kemi mutacione të reja

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 16:17 | Aktualitet
Dyfishohen infektimet me Covid-19, ekspertët: Në vjeshtë mund

Dyfishohen infektimet nga koronavirusi. Java e tretë e qershorit ka shënuar një rritje të rasteve pozitive me Covid-19.

Mbi 130 të infektuar janë konfirmuar 24 orët e fundit, ndërkohë që në fillim të muajit kjo shifër varionte nga 50 deri 65 raste në ditë. Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik është një situatë e pritshme për shkak të grumbullimeve, aktiviteteve të ndryshme dhe sezonit turistik.

https://a2news.com/2022/06/20/koronavirusi-ne-shqiperi-35-raste-ne-24-ore-9-te-shtruar-ne-spital/

Nënvarinati Ba2 i Omicron është dominant në këtë periudhë të verës. Sipas epidemiologut Artan Simaku, pjesa më e madhe e të prekurve po e kalojnë si grip dhe pozitiv është fakti që prej javësh nuk ka humbje jete. Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar një rritje të lehtë.

Aktualisht, po marrin shërbim 8 pacientë, por koha e qëndrimit është shumë më e shkurtër se variantet e  para të Covid-19. Ndërkohë, ekspertët e ISHP vijojnë thirrjet për të vijuar vaksinimin pasi vjeshta mund të ketë në qarkullim mutacione të reja të Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë