Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

e-Albania dhe disa faqe pezullojnë shërbimet, sulm kibernetik nga jashtë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 11:35 | Aktualitet
e-Albania dhe disa faqe pezullojnë shërbimet, sulm kibernetik nga

E-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar përkohësisht shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik.

Lajmi është bërë më dije nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që kontrollon këto faqe e cila bën me dije se pezullimi i shërbimeve është vendosur si masë për të shmangur që sulmi kibernetik të marrë përmasa më të mëdha.

AKSHI iu kërkon qytetarëve të tregojnë mirëkuptim për mbylljen e përkohshme të shërbimeve publike online deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Njoftimi i AKSHI-t

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

https://a2news.com/2022/07/17/sulmi-kibernetik-ndaj-e-albania-reagon-kryeministria-teper-i-sofistikuar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë