Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“E rrihnin të gjithë”, motra e viktimës në Kosovë: Kur e vrau kishte dalë për të blerë bukë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 16:02 | Kosova
“E rrihnin të gjithë”, motra e viktimës në

A2 CNN ka shkuar në fshatin Llugaxhi të Kosovës atje ku jetonte çifti që një natë më parë tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku bashkëshorti i mori jetën gruas shtatzënë. E motra e viktimës ka rrëfyer për A2 CNN, se viktima ka qenë e dhunuar jo vetëm nga bashkëshorti i saj, por edhe familjarët dhe vjehrra. Ajo thotë se e motra kishte kërkuar shpeshherë ndihmë, ata nuk e linin, edhe pse ka pasur urdhër-mbrojtje. Sipas saj, në kohën e krimit ajo kishte dalë për të blerë bukë kur u vra barbarisht nga i shoqi.

“Ka pasur dhunë prej burrit dhe familjarëve të tij, edhe prej vjehrrës aty. Na ka marrë në telefon dhe ka kërkuar zgjidhje. Ne kemi shkuar dhe nuk e kanë lënë, kemi shkuar dy herë nuk na e kanë dhënë dhe për herë të tretë na ka thënë hajdeni më merrni se nuk mund të jetoj në shtëpi. Ata donin ta mbanin me dhunë aty. Unë i thashë jemi bashkuar të gjitha motrat ta merrnim dhe ata nuk e linin. Ka pasur mbrojtje prej policisë, gjykatës e sociales. E ka vrarë tinëz. Ka dalë me ble bukë në mbrëmje, ai me armë e ka goditur pas koke, e ka rrëzuar dhe e ka goditur tre-katër herë dhe e ka mbytur krejt. Motra e ka pasur për të lindur sot”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në oborrin e spitalit në Prishtinë, ndërsa ka tronditur opinionin publik dhe ka trazuar ujërat e politikës në Kosovë, me opozitën që e drejton gishtin nga qeveria, e cila ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkime në radhët e policisë.

https://a2news.com/2022/12/01/papergjegjesi-institucionale-shkarkime-ne-radhet-e-policise-per-vrasjen-e-gruas-shtatzene-ne-kosove/
https://a2news.com/2022/11/30/dy-engjej-ne-qiellin-e-piste-kurti-per-vrasjen-e-gruas-ne-kosove-e-papranueshme/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani