Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ecuria e rindërtimit, punimet janë përmbushur në rreth 60%, afatet janë shtyrë disa herë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 14:05 | Aktualitet
Ecuria e rindërtimit, punimet janë përmbushur në rreth 60%,

Rreth 6 muaj nga skadimi i afatit të zotimit “Asnjë gjurmë nga tërmeti”, rindërtimi është përmbushur vetëm në rreth 60 për qind. Banesat individuale, ato kolektive apo objektet arsimore të rindërtuara, vijojnë të mbeten në nivele më të ulëta se parashikimet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rindërtimi, edhe pse i shpallur si objektivi më madhor i qeverisë, nuk ka ecur me ritmet e pritshme. Ministri i Shtetit për Rindërtimin ka njoftuar se në dispozicion të rindërtimit të 2154 banesave individuale u vendosën 6,7 miliardë lekë. Por të përfunduara sot janë më pak se gjysma, ose më saktësisht vetëm 1053 banesa.

Edhe më pesimiste paraqitet situata në rindërtimin e banesave kolektive, për të cilat është alokuar një fond prej 8,4 miliardë lekë. Ndonëse duhet të ndërtohen 211 pallate në total, deri më tani ka nisur puna vetëm në 148 të tillë, ndërsa në asnjë nuk ka përfunduar procesi.

Për sa i përket objekteve arsimore, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 11,6 miliardë lekësh për të zhvilluar punimet në 167 objekte. Deri më tani, punimet kanë përfunduar në vetëm 60 të tilla. Në infrastrukturën publike janë hapur 28 kantiere, ndërsa pritet që deri në fund të vitit punimet të nisin edhe në tetë të tjerë.

Sipas të dhënave nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin, deri më tani janë dhënë grante rikonstruksioni në vlerën 12,2 miliardë lekë për 37 797 përfitues, ndërsa grante rindërtimi në vlerën e 2,9 miliardë lekëve me 1342 përfitues. Edhe pse dy vjet kanë kaluar tashmë, janë të shumta familjet ende pa një çati mbi kokë. 15 mijë prej tyre trajtohen me bonus qiraje, ndërsa 177 jetojnë ende në çadra ose kontejnerë.

Për procesin e rindërtimit janë alokuar deri më tani 56 miliardë lekë, kryesisht para publike nga buxheti i shtetit. Vitin e kaluar, u vu në dispozicion gjysma e kësaj shume ose 28 miliardë lekë, por u përdorën vetëm 18,1 miliardë. E njëjta shumë u alokua edhe këtë vit, por deri më tani janë përdorur vetëm 21,8 miliardë lekë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani