Ecuria e sipërmarrjes, ekonomia shqiptare ngadalësohet edhe gjatë verës – A2

Ecuria e sipërmarrjes, ekonomia shqiptare ngadalësohet edhe gjatë verës

Ekonomia shqiptare nuk ka arritur të rindezë motorët as gjatë periudhës korrik-shtator, duke shfaqur shenjat e ngadalësimit në thuajse çdo fushë të sipërmarrjes. Vitin e kaluar, rritja ekonomike për tremujorin e tretë kapi kulmin në 4,56%. Këtë vit, me këtë ngadalësim të sektorëve kryesorë të ekonomisë, rënien e eksporteve dhe investimeve publike, si dhe me ngadalësimin e konsumit, pritshmëritë nga ekspertët janë ndjeshëm më të dobëta.