Edhe arbëreshët gëzojnë për Kosovën: Të bashkuar jemi më të fortë

Dy komuna italiane me popullsi arbëreshe ishin të pranishëm sot në festimet e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, edhe për të firmosur një binjakëzim me dy komuna kosovare, pikërisht me Fushë Kosovën dhe Lipjanin.
I intervistuar nga A2, kreu i komunës Lipjan Avni Ahmeti u shpreh se ky kontakt i parë “ishte ndjejë e veçantë, se përveç gëzimit për përvjetorin e pavarësisë po nënshkruajmë një marrëveshje binjakëzimi të dy komunave të Kalabrisë, e njohur nga ne deri më tani më shume nga leximet dhe historisë së arbëreshëve”.
Për Alberto Toccin, kreun e komunës arbëreshe Civita, “ndihem i nderuar që bashkë me vëllezërit nga Shqipëria dhe Kosova kemi vendosur hapa të mëtejshme për bashkëpunim. Sapo kemi ardhur në Kosovë kemi ndjerë atmosferën e bashkëpunimit si një moment i rëndësishëm për shkëmbimet institucionale kulturore dhe ekonomike.
Dhe përfundon me një fjali kuptimplotë. “Ne mund të bëhemi më të fortë po të jemi të bashkuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2