Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri ulet në gjunjë bashkë me protestuesit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 16:32 | Bota
Edhe Justin Trudeau në protestë, kryeministri ulet në gjunjë

Pjesë e protestave mbarë kombëtare kundër racizmit, nisur nga vdekja e George Floyd ishte edhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili qëndroi i ulur në gjunjë bashkë me protestuesit e tjerë.

Me një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë dhe rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit, me mesazhin kryesor “Jo drejtësi-jo paqe”. Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Torotonton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.

Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit, një gjest që është përdorur këto ditë për të protestuar kundër brutalitetit policor ndaj komunitetit afro-amerikan. Ai u largua kur pjesa tjetër e protestuesve nisën të marshojnë përpara ambasadës amerikane, shumë pranë godinës së parlamentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë