Edi Rama pret në zyrë efektiven Ina Nuku

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven e policisë Ina Nuku, e cila u rikthye në Shqipëri një ditë më parë, pas kurimit në Turqi.

Ina Nuku mbeti e plagosur pak ditë më parë në protestën e banorëve të “Astirit” pranë Kuvendit.
“Brenda 6 muajsh më thanë se do të kem ndjeshmëri të gishtit ku është bërë ndërhyrja”, tha efektivja.

Ndërsa Kryeministri i premtoi se do të ketë një mbështetje financiare për të. “Do të bëjmë një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale, për të pasur edhe mundësinë që të rikuperohesh normalisht. Besoj që do të fillosh ngadalë edhe punën, me një detyrë më të lehtë si fillim”, tha Kryeministri.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme