Edlira Gjoni: Çështja nuk e ka emrin “teatër”, është shpërfillja e çdo parimi demokratik që besojmë

Analistja Edlira Gjoni flet për A2 mbi ngjarjen, ende në zhvillim e sipër, të shembjes të godinës së Teatrit Kombëtar. Gjoni ndihe te revoltuar, sepse sipas saj “kjo nuk është thjesht humbje për artistët, është një pikë e zezë për të gjithë shqiptarët. Ka të bëj me shkeljen e ligjit, tjetërsimin e pronës publike dhe rikthimi e saj në pronë private, me shpërfilljen e shoqërisë civile, me anashkalimin e }do principi demokratik të cilëve i besojmë”.
Edhe pse Gjoni pohoi se nuk kishte për godinën e Teatrit ndonjë afeksion të veçantë, dhe se do dëshironte të kishte në kryeqytet teatro të reja, sërish “sot sa herë fadroma godiste muret, ishte sikur po e godisnin forca jo-shqiptare”.
Sipas saj, “sulmi” i fadromave natën janë një sinjal akoma më të rëndë sepse kryhet në një gjendje të jashtëzakonshme për arsye komplet të ndryshme.
“Po i vejnë kazmën vendit. Më kujton shumë kur në vitin ’44 shembën bibliotekën më të pasur, atë të Françeskanëve, dhe në ’49 hodhën me tritol kishën ku u martua Skënderbeu, me pretekstin se po pengojnë modernizimin”, thotë Gjoni.
Por ajo nuk harron të kritikojë të gjithë klasën politike. “Kjo gjendje ka ardhur për shkaka të deformimit që partitë politike i bëjnë kauzave të tyre. Partia Demokratike kur ishte në pushtet ka refuzuar ta mbrojë këtë institucion. Është populli që është zënë në kurth”.