Eduard Halimi: Gjykatësit po punojnë si për ditën e fundit

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha në studion e Ditarit në A2 CNN se mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese është një ngërç i paparashikuar për Reformën në Drejtësi. “E kishim parashikuar se do të krijohej kjo vakancë në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e kishim imagjinuar që do të zgjaste kaq shumë. Kemi gati një vit që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë nuk funksionon më prej shtatorit dhe nuk kemi përsëri datë se kur do të krijohet”, tha Halimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN