Edukimi seksual përballë turpit nga seksi

Njëra nga temat më të rëndësishme, për të cilën nuk flasim thuajse kurrë, është seksi dhe edukimi seksual. Në një shoqëri të ndrydhur nga ky aspekt, nuk është e lehtë të edukosh mbi seksin, megjithatë Zhaklin Lekatari e ka marrë përsipër këtë sfidë, me blogun e saj të quajtur Tabu. Me Zhaklinën folëm në “Dita jonë” mbi edukimin seksual, kohën kur duhet të flasim me fëmijët mbi këto tema dhe mënyrën e duhur për ta bërë këtë.