Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Edvin Kulluri, mes Bashës dhe Berishës, tregon ambiciet për kreun e PD

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 08:51 | Politikë
Edvin Kulluri, mes Bashës dhe Berishës, tregon ambiciet për kreun

Në kampin opozitar, Edvin Kulluri shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike, duke u bërë i pari që pranon të sfidojë Sali Berishën në një garë për pasuesin e Lulzim Bashës.

Kulluri ishte i ftuar mëngjesin e së martës në "Dita jonë" nga ku foli për ambiciet e tij. “Ishte rrjedhojë e një situatë të tërë dhe e aktivitetit tim në vite. Historia ime me PD-në fillon në vitin 1992. Pas vitit 2001, PD-ja ka pasur një reflektim të fortë, jo vetëm të zotit Berisha dhe u krijuan kushtet që unë të rikthehesha sërish. Nuk kam hyrë në një garë për protagonizmin personal. Nuk e kam një garë për të zënë një vend me bërryla. Unë kam hyrë për të përfaqësuar atë votë që ka qëndruar në shtëpi, me të drejtë, pas vitit 2017. Kjo votë duhet vlerësuar, duhet përfaqësuar”.

Por duke qenë se është mes Bashës, liderit aktual të PD-së dhe Berishës, ish-kryetarit historik të kësaj partia, mos është një garë e humbur që pa nisur kjo e Kullurit?

https://a2news.com/2021/10/29/kulluri-shpall-kandidaturen-per-kryetar-te-pd/

“Në këtë histori, ka pasur një lidershipi të PD-së të drejtuar nga zoti Bashës dhe ka pasur një pjesë kritike që kemi qenë ne, bashkë me Topallin dhe Patozin e të tjerë. Refuzoj të bëj kompromise te një gjë që nuk besoj, prandaj nuk kam qenë në Këshillin Kombëtar. Burri varet prej këmbëve të veta. Në këtë kuptim, unë e kam garën shumë të lehtë. Basha nuk është në garë. Këtu gara është mes njerëzve që besojnë se PD-ja ka një të ardhme krejtësisht tjetër”, u shpreh Kulluri.

https://a2news.com/2021/10/25/pozicioni-i-bashes-pas-foltores-edvin-kulluri-si-nje-peshk-qe-i-kane-thare-ujin-perpelitet-pa-shprese/

A2 CNN Livestream

Dita jonë