Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Edy Reja dirigjent, Kombëtarja këndon Himnin e Flamurit në Uells

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 16:51 | Futboll
Edy Reja dirigjent, Kombëtarja këndon Himnin e Flamurit në Uells

Kombëtarja shqiptare u shkëput për pak çaste nga fusha stërvitore, për miqësoren me Uellsin, duke kënduar himnin e flamurit në Kardif.

Vargjet emocionuese, që motivojnë kuqezinjtë përpara çdo ndeshje, u dirigjuan nga trajneri Edy Reja, i pozicionuar përpara të gjithë lojtarëve dhe stafit.

Në këtë mënyrë, Shqipëria përgatitet jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha në aspektin psikologjik, përpara dy testeve me dy skuadrat pjesëmarrëse në finalet e Euro 2020, ku më 5 qershor luan ndaj Uellsin dhe me Republikën Çeke në datën 8 qershor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë