Efektet e Covid-19, çfarë po ndodh brenda pavioneve hermetike?

Brenda pak ditësh, i dyti qytetar, njëkohësisht pacient me Covid 19, i dha fund jetës së tij. Mbrëmjen e djeshme nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur muajt e fundit si spitali Covid 2, një 65-vjeçar u hodh, siç u raportua, duke gjetur kështu vdekjen.

Stafi i spitalit, pas ngjarjes, tha se pacienti krahas Covid-19 merrte trajtim edhe për probleme psikologjike. Një ngjarje e tillë sigurisht që është e rëndë, por edhe më herët ambientet e spitaleve ku po trajtohen pacientë me koronavirus, janë bërë shënjestër e shqetësimeve, sidomos nga familjarët e personave që ndodhen brenda.

Pamjet e pakta që janë siguruar nga brenda këtyre spitaleve tregojnë të kundërtën e atyre që pretendohet jashtë, sidomos nga familjarët. Ata pretendojnë se ambientet janë hermetike dhe është mjaft e vështirë qoftë edhe të komunikosh me familjarët.

Ndaj, pas ngjarjeve të tilla, lindin pyetje të cilave u dha përgjigje në A2 psikiatrja Arjana Rreli.