Efektet e Covid-19, tregtarët pesimistë: Pandemia ka ulur fuqinë blerëse

Pandemia e Covid-19 ka goditur buxhetet e familjeve shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave, duke sjellë rrjedhimisht një rënie të konsumit në vend. Tregtarët e fruta perimeve në kryeqytet shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kjo jo për shkak të çmimeve, por të pamundësisë financiare të qytetarëve.