Efektet e pandemisë, baristët robotë në kore

“Shikoje këtë kub akulli, të cilin do ta kthej në sferë. Po filloj!”… Me një jelek të qepur me porosi te stilisti dhe me kollare, Cabo është roboti-barist që e transformon një kub akulli në një top sferik të përsosur, me të cilin shërbehetuiski klasik. Gjatë procesit, nëpërmjet sistemit të automatizuar të altoparlantëve, roboti i pazakontë tregon edhe atë që po realizon. Edhe pse debutoi në vitin 2017, vëmendja te humanoidi u rikthye prej shpërthimit të pandemisë Covid-19, e cila ka bërë që të rritet edhe ndërgjegjësimi i klientëve ndaj higjienës dhe shërbimit pa kontakt. Cabo është fytyra e një gjenerate të re baristësh.