Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Efektet e zhvlerësimit të euros, preken eksportuesit, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 15:27 | Ekonomi
Efektet e zhvlerësimit të euros, preken eksportuesit,

Nënçmimi i euros ndaj monedhave të tjera po dëmton eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve. Në veçanti, manifaktura, sektor i cili e mbështet konkurrueshmërinë në koston e lirë të shërbimeve të përpunimit aktiv që ofron, po vuan nga kriza e monedhës së “bllokut”.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Prodhuesve, Arben Shkodra, qeveria duhet të ndërhyjë për të mos i lënë prodhuesit dhe eksportuesit të vetëm përballë krizës së euros, që pason krizat e tjera.

Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve me material porositësi, të njohur ndryshe si fasonët janë zëri i dytë më i rëndësishëm në eksportet shqiptare, me një numër të punësuarit që zyrtarisht i kalon 80 mijë.

Eksportet janë gjithashtu një ndër gjeneruesit kryesorë të rritjes ekonomike. Një tkurrje e mundshme e tyre në kuadër të zhvillimeve, përfshi atë që po ndodh me euron, do të thotë një burim më pak për rritjen e ekonomisë dhe buxhetit të shtetit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani