Efekti i Covid-19, të papunët dhe qeveria

Puna është e rëndësishme në çdo kohë, pasi për shqiptarët është burimi kryesor i të ardhurave. Por, më e rëndësishme bëhet në këtë periudhë pandemie, kur pasiguritë janë shtuar dhe ata që kanë humbur vendet e tyre të punës janë të shumtë. Nuk janë vetëm të papunët që kanë qenë të siguruar dhe që dihet sesa janë, pasi rezultojnë në listëpagesat e administratës tatimore, por me mijëra punojnë në të zezë dhe ata janë të parët që janë prekur nga kriza që po pason COVID-19. Por, që një qeveri të ndërmarrë politika të duhura për të nxitur punësimin, duhet të dijë se sa të papunë ka dhe në cilët sektorë janë. Ashtu siç duhet të dijë se cilat janë kapacitetet e ekonomisë. A i dimë ne sot të papunët dhe ku janë ata?

Të ftuar:

Kastriot Sulka, ish-zv/ministër i Punës, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike dhe Sociale
Elton Harxhi, ish-zv/ministër i Financave
Elona Shahini, eksperte për ekonominë, pedagoge ne Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
Arben Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë
Besnik Vathi, anëtar bordi në Shoqatën e Turoperatorëve
Enri Jahaj, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.